VIDEO-SYRI TV/ Apel për ndihmë! Familja Gjoni në kushte të vështira, gruaja humb 90% të shikimit

17:35, 05/11/2022
A+ Aa A-

55-vjeçarja Donika Ndrelala nga Kurbini ka humbur mbi 90% të shikimit si pasojë e stresit të madh për shkak të kushteve të vështira dhe jetesës në çadër për një kohë të gjatë, pasi tërmeti i shkatërroi banesën. Në pamundësi financiare, familja apelon për ndihmë tek shqiptarët, pasi i duhen 8 mijë euro për ndërhyrjen kirurgjikale.

Syri Tv

Kjo është Donika Ndrelala, 55-vjeçarja nga Fushë-Miloti i Kurbinit, e cila prej 2 vitesh ka humbur mbi 90% të shikimit.

Humbja e shtëpisë nga tërmeti i 2019, qëndrimi për një kohë të gjatë në çadër në kushte ekstreme si dhe mungesa e të ardhurave i shkaktuan stres të madh, çka i ndikoi në humbjen e shikimit.

Për t’i rikthyer shikimin 55-vjeçares i duhen 8 mijë euro që të kryje një ndërhyrje kirurgjikale në klinikë private pasi shteti nuk e merr përsipër. Përballë kësaj situate të veshtirë ajo apelon për ndihmë.

"Është operim shumë i rëndë. Pa asnjë lek në xhep, kam shku me borxhe. Nuk dal dot jashtë, nyk hyj dot vetë në shtëpi normal. 125 mijë lekë i marr ilaçe çdo muaj, sepse pa ato nuk mund të çohem fare në këmbë", thotë Donika Ndrelala.

Bashkëshorti i saj Viktori që kujdeset për të, mes lotësh kërkon ndihmën e shqiptarëve, pasi sipas tij shteti i ka braktisur. Ai thotë se i duhet të dale të mbledhe hekurishte që të sigurojë të ardhura për familjen, por në këtë mënyrë është e pamundur të sigurohen të ardhura për operimin.

"Nuk ka as grup KEMP-i, as shoqërim, asgjë. Për të jetuar dal dhe mbledh kanaçe, hekura, vetëm për të jetuar, për të ngrënë bukë. Ato nuk janë lekë për të bërë operim. Më japin vetëm 29 mijë lekë ndihmë ekonomike. Kujt t'ia tregoj?", thotë Viktor Ndrelala. 

Nga procesi i rindërtimit familja Gjoni përfitoi vetëm 5 milionë lekë të vjetra, cka nuk i mjaftuan as për restaurimin e baneses. Në këto kushte kryefamiljari u detyrua të ndërronte tokën që kishte me një apartament të vjetër në Fushë-Milot.

Tashmë me humbjen e shikimit të 55 vjeçares, vuajtjet e familjes janë dyfishuar, ndaj apeli i tyre për ndihmë u drejtohet të gjithë shqiptarëve.

"Në dorë të zotit. Nëse do t'i lej kujt në zemër për ta ndihmuar, për ta bërë operim, t'i kthehet shikimi do të isha shumë mirënjohës të gjithëve". 

Gazetar: Martin Marku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco