SYRI TV/ Shegët i kalben në pemë, fermeri: Djemtë u rikthyen në emigrim

11:34, 05/11/2022
A+ Aa A-

Rreth 7 vite më parë fermeri Nik Gila së bashku me dy djem e tij mbollën rreth 12 dynym tokë me frutin ekzotik të shegës në Zejmen të Lezhës. Familja Gila e mbolli tokën me shpresën se me prodhimin e shegës do të siguronte të ardhura për të siguruar jetesën.

Por, pasi pemëtorja nisi të prodhonte, fermerët nga Zejmeni u përballën me realitetin e hidhur, mungesën e tregut. Duke dështuar të shisnin prodhimin, dy djemtë që dikur u kthyen nga emigrimin, u rikthyen përsëri andej nga erdhën.

Në këto vite, Nik Gila ka mundur të shesë vetëm një herë një pjesë të prodhimit të tij, e nga shteti është financuar vetëm vitin e parë të prodhimit.

Sipas fermerit, çmimi që tregtarët japin për të blerë shegën, nuk i mbulon shpenzimet e bëra, ndërsa fermeri është duke menduar seriozisht se çfarë do të bëjë në të ardhmen me shegën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco