Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë, stuhi në zonat bregdetare

Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë, stuhi në zonat bregdetare

07:30, 05/11/2022
A+ Aa A-

Ajri i ftohtë nga Atlanitku ka mbërritur në Mesdhe duke shkaktuar rreshje shiu me stuhi të forta në brigjet e territorit të Shqipërisë. 

E shtunë, 5 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryzesor në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       10/17°C
Zona e ulët         14/25°C
Zona bregdetare 16/24°C

Kosova, e shtunë 5 nëntor 2022

Moti do të jetë me me vranësira gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 16°C - 19°C .

E diel,6 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën Juglindore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/14°C
Zona e ulët         10/21°C
Zona bregdetare 13/20°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco