Parashikimi i motit për fundjavën, 5 dhe 6 nëntor 2022

Parashikimi i motit për fundjavën, 5 dhe 6 nëntor 2022

22:48, 04/11/2022
A+ Aa A-

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë. Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira.

Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco