Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese

Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese

18:49, 04/11/2022
A+ Aa A-

Situata e përkeqësuar meteorologjike në gjirin e Vlorës ka bërë që të merren masa për ndalimin e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre në datat 4 dhe 5 Nëntor.

Për këtë arsye, janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë këtyre 2 ditëve.

Parashikohet që përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 18:00 të datë 5 Nëntor.

Njoftimi:

1. Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.

2. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara kanë marrë masa për sigurimin e tyre.

4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04 deri 05 Nëntor 2022.

5. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco