'Rama tallet me ne'/ Fermeri korçar tregon vuajtjet: S'kemi asnjë ndihmë nga shteti. Do i pres pemët e do iki jashtë

19:49, 03/11/2022
A+ Aa A-

Pak ditë me parë kryeministri Rama në një takim me fermerë në Dvoran të Korçës bëri propagandë për arritjet e bujqësisë, por ajo ç’ka pasqyrohet në të vërtetë bie në kundërshti me fjalët e kryeministrit, pasi fermerët këtë vit po i sharrojnë drurët e frutarisë për shkak të mungesës së tregut.

Në një lidhje me skype Musa Molla, një fermer në qytetin e Korçës, tregon vuajtjet e tyre të mëdha, që nga rritja e çmimeve deri tek mungesa e fuqisë punëtore, teksa thekson se kryeministri Rama thjeshtë tallet me fermerët dhe qeveria as që ka ndërmend ti ndihmojë në asnjë drejtim për përballimin e kësaj situate të rëndë që peshonë mbi supet e tyre.  

“Vuajmë shumë, vuajmë nga të gjitha drejtimet. Qeveria nuk na ndihmon për asgjë, asnjë lloj subvencionimi. Plehrat kimike kanë vajtur në stratosferë, ilaçët njësoj. Neve i bëjmë nga 20 spërkatje me ilaç. Një kunjtal ure vajto 140-150 mijë lekë, kur ne e mernim 35-40 mijë lekë, kështu që nuk ja vlen më. Jemi berë të flasim me veten, unë ju vura motorsekën pemëve. Tallen me ne ata të frigoriferëve që grumbullojnë mollët. Jemi bërë, nuk na zë gjumi natën. Do i pres të gjitha pemët do i bëj dru. Kam katër fëmijë jashtë shtetit e do iki tek ata.

Është fatkeqsi e madhe që ky vend ka kryeministër Edi ramin, që ai bën gallatë nga mëngjesi në darkë, sidomos me fshatin.

Kam vetëm disa pensionista forcë pune për të mbledhur mollët. Më erdhi djali im me djalin e tij të vogël nga jashtë shtetit dhe i thash “ka gjyshi një qyp me flori dhe do të ta jap, a do rrish këtu të punosh me mua?” e më tha “ gjysh jepja floririn kujt të duash, unë nuk të vij këtu në Shqipëri, hiqe nga mendja” dhe ja ka futur në të qarë, edhe unë më pas me plakën ja futa në të qarë. Ne e dimë çfarë heqim me punëtorët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco