SYRI TV/ Safet Gjici shtrenjton çmimin e ujit për Kukësin në kohë krize

12:49, 02/11/2022
A+ Aa A-

Shtrenjtohet uji i pijshëm për qytetarët e Kukësit. Prej 1 tetorit, abonentët familjarë do të paguajnë 200 lekë më shumë në muaj për ujin e pijshëm. Qytetarët e paguajnë ujin afrofe në Kukës, pasi nuk kanë matësa. Gjithashtu, në Kukës uji shkon në banesa vetëm disa orë gjatë ditës. Të pyetur nga Syri Televizion, qytetarët e Kukësit janë shprehur të revoltuar me shtrenjtimin e ujit

SYRI TV

Enti Rregullator i Ujit vendosi që konsumatorët familjarë në Kukës, prej datës 1 tetor të paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm.

Qytetarët e Kukësit, që cilësohet si një nga qytetet më të varfra në vend, do të paguajnë plot 820 lekë në muaj ujin e pijshëm, nga 620 që paguanin deri në datën 1 tetor. Kreu i Ujësjellësit në Kukës, Eduard Spahia, e justifikon rritjen e ujit me faktin se sipas tij do përmirësohet shërbimi ndaj klientit.

Mirëpo si është situata me ujin në Kukës? Së pari, qytetarët e Kukësit janë ndoshta nga të vetmit abonentë në Shqipëri, që ujin e paguajnë ende afrofe. Kukësi ka një numër të papërfillshëm matësish në pallate, ndaj çdo konsumatorë familjarë paguan afrofe tarifën prej 820 lekë në muaj.

Thënë ndryshe, qytetarët e qytetit më të varfër në Shqipëri, paguajnë ujin pa e ditur sa konsumojnë. Por sikur të mos mjaftojë fakti që në pallate nuk ka matësa, qyteti i Kukësit nuk ka as ujë. Sipas banorëve, të cilët një zë kanë dalë kundër vendimit, ata furnizohen me ujë vetëm disa orë në ditë, ndërsa shumë prej tyre e blejnë ujin që konsumojnë.

Shtrenjtimi i tarifës së ujit për qytetarët e Kukësit, vjen në një kohë krize ekonomike, ku qindra mijëra familje përballen me shtrenjtimin e jetesës për shkak rritjes së çmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco