VIDEO-SYRI TV/ Konflikti mes ndërtuesve lë në rrugë 120 familje, banorët në protestë tek Bashkia e Tiranës

17:26, 31/10/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra familje në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, kanë mbetur jashtë apartamenteve që kanë blerë vite më parë, për shkak të konfliktit mes ndërtuesve. Të mbetur në rrugë, ata protestuan këtë të hënë tek bashkia e Tiranës për të kërkuar zgjidhje.

Nga SYRI TV

120 familje të cilat prej më shumë se 5 vitesh kanë blerë apartamentet nga një ndërtues në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, nuk lejohen të futen brenda banesave për të cilat kanë firmosur kontratë blerje.

Sipas tyre, shkak për këtë situatë është bërë konflikti mes dy ndërtuesve të pallatit. Këtë të hënë ata kanë protestuar para bashkisë së Tiranës duke fajësuar këtë institucion se nuk i lejon të futen në shtëpitë e tyre, pa u kolauduar pallati.

Pas shumë orësh pritje, banorët nuk morën asnjë përgjigje nga ana e Bashkisë.

Banorët po e ndjekin çështjen edhe në rrugë ligjore, ndërsa paralelisht do të vijojnë të protestojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco