VIDEO-SYRI TV/ Arbeni nga Mallakastra apel për ndihmë: Jam i sëmurë, nuk përballoj dot jetesën

14:47, 30/10/2022
A+ Aa A-

Kushtet e vështira në familje e kanë detyruar të shkojë në jetimore. Për këtë arsye Arben Hodaj, 43 vjeç, i cili ka lindur me probleme shëndetësore gjendet në kushtet e mbijetesës. Ai bënë apel për ndihmë, pasi edhe kempi që merr nuk i mjafton as për ilaçe.

Nga SYRI TV

Arben Hodaj ka lindur me probleme shëndetësore, prandaj edhe familja ka vendosur ta çojë në jetimore. Tashmë, i pamundur për të punuar, ai kërkon ndihmë nga shteti, pasi KEMP-i nuk i mjafton as për medikamente.

Arben Hodaj tregon se qiranë e garsonieres në të cilën jeton i vetëm, e paguan bashkia, ndërsa motrat dhe vëllezërit thuajse e kanë braktisur.

Pavarësisht se është lënë në jetimore për shkak të pamundësisë për përkujdesje, Arbeni tregon se prindërit e vizitonin ndonjëherë.

Me vdekjen e tyre dhe daljen nga jetimorja, sfida e Arbenit ka qenë mbijetesa, prandaj edhe tashmë ai bën apel për ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco