VIDEO-SYRI TV/ Familja Lleshi në mjerim pas tërmetit të vitit 2019, jetojnë pa kushtet minimale

11:30, 30/10/2022
A+ Aa A-

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka shkatërruar shtëpinë e familjes Lleshi në Milot, gjë e cila i ka detyruar 9 pjesëtarët e kësaj familje të strehohen në një objekt të braktisur. Kryefamiljarja Maria Lleshi tregon për SYRI TV sfidat për mbijetesë, ndërsa tregon se shteti e ka lënë në mëshirë të fatit.

Nga SYRI TV

Nëntë anëtarët e kësaj familje ndodhën në mes të katër rrugëve, pasi banesa në Skuraj të Kurbinit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në këto kushte familja Lleshi pasi nuk gjeti asnjë rrugëzgjidhje u detyrua të strehohet në një ndërtesë të braktisur, e cila nuk ofron as kushtet më elementarë.

Kryefamiljarja Marie Lleshi rrefen dramen e saj për të rritur 5 fëmijët e djalit, më i madhi 11 vjeç.

Maria tregon se ka aplikuar për bonus qiraje, por në bashkinë Kurbin askush nuk e pret për ti dhënë zgjidhje.

Familja Lleshi vijon të jetë në pritje të ndërtimit të një banese ku të fusin kokën 9 anëtarët e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco