Ulliri në kulmin e prodhimit sezonal, fermerët e Dumresë ankohen për tregun: E kërkojnë 300 lekë/L

17:43, 29/10/2022
A+ Aa A-

Vaji i ullirit rrezikon të mbetet stok, për shkak të çmimit të ulët. Fermerët e Dumresë ankohen se për shkak të prodhimit të suksesshëm, tregtarët po spekulojnë me çmimin e vajit, duke e kërkuar atë me 300 lekë për litër.

Ashtu si në zona të tjera të ultësirës perëndimore, edhe në Dumre feremrët kanë nisur të vjelin ullinjtë. Prodhimi këtë sezon është i sukseshëm, por problemi i fermerëve është mungesa e tregut për shitjen e vajit.

Fermerët akuzojnë tregtarët se po spekulojnë duke ulur çmimin e blerjes së vajit në vlera minimale.

Aktualisht, sipas fermerëve, një litër vaj ulliri kërkohet për 300 lekë nga tregtarët. Kjo vlerë është nën kosto, ndaj fermerët kërkojnë ndërhyrje të shtetit.

Mungesa e tregut dhe spekulimi tregtarëve me çmimin e vajit, i ka detyruar fermerët që të magazinojnë prodhimin e këtij viti, por i druhen faktit se ai do të mbetet stok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco