SYRI TV/ Protesta, banorët e Bërxullit: Do të bllokojmë rrugët nacionale

11:35, 29/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e zonës së Berxullit janë ngritur sërish në protestë këtë të shtunë ndërsa kërkojnë dëmshpërblim për tokat e tyre të cilat do të preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët kërkojnë që toka e tyre të vlerësohet sipas çmimit të tregut, në të kundërtën ata do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugës nacionale që lidh aeroportin e Rinasit me pjesën jugore të vendit.

Janë dhjetëra banorë, të cilët shprehen se shteti ka ndërmarrë nismën për ndërtimin e autostradës pa kryer asnjë konsultim me qytetarët e zonës, tokat e të cilëve u merren për tu shfrytëzuar traseja e rrugës.

Protesta e banorëve ka nisur prej disa ditësh, por deri tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

Banorët thonë se në disa familje shteti ka dërguar noterë, të cilët po firmosin kontrata në mënyrë të fshehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco