VIDEO-SYRI TV/ Pedagogët në protestë prej 2 javësh, paralajmërojnë grevë urie

VIDEO-SYRI TV/ Pedagogët në protestë prej 2 javësh, paralajmërojnë grevë urie

13:39, 28/10/2022
A+ Aa A-

Java e dytë e vitit akademik është mbyllur me bojkot nga pedagogët. Këtë të premte ata kanë lajmëruar se protesta do të përshkallëzohet në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria, ndërsa të hënën do të zhvillojnë një tjetër protestë kombëtare.

Nga SYRI TV

Protesta e pedagogëve do të përshkallëzohet deri në grevë urie nëse qeveria nuk reflekton për plotësimin e kërkesave të tyre. Kështu kanë paralajmëruar këtë të premte përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, teksa bëjnë me dije se paralelisht po punohet edhe për kontratat kolektive.

Të hënën pedagogët do të mblidhen sërish në një tjetër protestë kombëtare.

Bojkoti vazhdon në Universitetin Politeknik, Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa fakultetet e tjera vijojnë procesin mësimor.

Gazetare: F. Çela

Operator: A. Varfi

Montazhier: N. Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco