Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

SYRI TV/ Belsh, ndotje alarmante e liqeneve, në Mullinjëz po derdhen ujërat e zeza

12:46, 24/10/2022
A+ Aa A-

Liqenet e Belshit po kthehen në gropa septike. I tillë është liqeni i Mullinjëz, i cili  ndonëse ndodhet pak metra larg qendrës së qytetit, është kthyer në vend depozitimi të mbetjeve urbane, të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve të ngurta. Kreu i PD-së në Belsh, Dritan Cani fajësoi institucionet për situatën, ndërsa ambientalisti Ahmet Mehmeti ngriti alarmin për rrezikun që shkakton ndotja e liqeneve.

Nga SYRI TV

Ndonëse do të duhet të mbroheshin nga shteti, si Monumente të rralla të Natyrës dhe që i shërbejnë zhvillimit të turizmit, liqenet e Belshit po shkojnë drejt degradimit. Këto pamje dëshmojnë ndotjen alarmante të liqenit të Mullinjëz, i cili ndodhet vetëm disa qindra metra larg qendrës së qytetit të Belshit.

Siç shihet, liqeni është kthyer në një gropë septike, aty derdhen jo vetëm ujërat e zeza, por edhe mbetje të ngurta urbane apo dhe mbetje të ndryshme inerte. Gropë septike e cilëson ambientalisti Ahmet Mehmeti këtë situatë, ndërsa ngre alarmin për atë që po ndodh me liqenet në Belsh, ku asnjë institucion nuk merr masa për mbrojtjen e tyre.

Denoncimin për masakrën mjedisore në Belsh e bëri kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet, Dritan Cani, i cili fajëson direkt institucionet për ndotjen e krijuar në liqen.

Teksa liqenet janë duke u kthyer në gropa për depozitim mbetjesh urbane, qeveria dhe bashkia kanë investuar miliona euro të rilindjes urbane, vetëm për fasada, me pretendimin se ato do të nxisin zhvillimin e turizmit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco