VIDEO-SYRI TV/ Gropa e baltë në rrugët e Kuçovës, banorët: Në bashki nuk na presin

13:39, 24/10/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra familje në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, ankohen për dëmtimin e infrastrukturës rrugore. Prej vitesh në këtë lagje nuk investohet, ndërkohë bashkia nuk sqaron nëse ka apo jo projekte për rehabilitimin e rrugës.

Nga SYRI TV

Infrastruktura rrugore dhe kanalizimet e ujërave të zeza në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, janë jashtë çdo standardi për të siguruar jetesë normale për banorët e kësaj zone.

Siç shihet nga pamjet, rruga automobilistike është me gropa, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Banorët thonë se bashkia i ka braktisur, madje sipas tyre, sa herë shkojnë në këtë institucion për t`u ankuar, askush nuk i pret.

Të pyetur në lidhje me këtë problematikë, drejtues të bashkisë Kuçovë nuk kanë dashur të japin asnjë shpjegim. Ata nuk kanë denjuar as të presin mediat për t’u konfirmuar nëse ka projekte rehabilitimi apo jo për këtë lagje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco