'Jam me bindje të majta', pedagogu në protestë: Qeveria të shtrëngohet diku tjetër…

'Jam me bindje të majta', pedagogu në protestë: Qeveria të shtrëngohet diku tjetër…

11:51, 24/10/2022
A+ Aa A-

Aleko Miho pedagog në Fakultetin e Shkencave, departamenti i Biologjisë, një nga pedagogët pjesëmarrës në protestën kombëtare përballë Korpusit Universitar, ka deklaruar se duhet të ketë një mbështetje më të madhe për arsimin publik.

Ai u shpreh se e kupton se situata është e vështirë dhe se në vend ka varfëri, por se kërkesat e pedagogëve janë legjitime.

Ai i bëri thirrje qeveritarëve të dëgjojnë zërin ndryshe, pa etiketime, referuar edhe deklaratave të kryeministrit Rama ndaj kreut të Sindikatës së Pedagogëve Sandër kovaçi, i cili u quajt nga kreu i qeverisë së shiks.

“Është cënuar dinjiteti i akademikëve dhe intelektualizmi që është zbehur në vend. Kemi gjetur rrugë të ligjshme për të rrumbullakosur të ardhurat, dikush si pedagog i jashtëm, konsulent apo biznes. Kërkesa jote mundtë duket e tepruar në një vend që ka shumë varfëri. Shumë prej nesh bashkohen në misionin e përbashkët. Burrat e shtetit duhet të gjejnë forcën të dëgjojnë zërin ndryshe pa etiketime. Kjo është demokracia.
Unë dhe familja ime bëjmë një jetë modeste e kështu kemi edukuar edhe fëmijët. ndjehem krenar për çfarë kam bërë këto vite. Kemi pasur mundësi të largohemi por bindja ime është që arsimi publik lejon që misionin tonë ta kryejmë më mirë këtu. Qeveria të shtrëngohet diku gjetke që të mbështesë arsimin publik. Unë vetë jam me bindje të majta”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco