Temperatura deri 29°C/ Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Temperatura deri 29°C/ Parashikimi i motit për këtë fundjavë

22:59, 21/10/2022
A+ Aa A-

Edhe për këtë fundjavë që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën dikimin e kushteve atsmoferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje. 

Temperaturat të dielën do të shënojnë vlera të larta deri në 29°C në qytetet Elbasan, Berat dhe Fier. 

Era do të fryje me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë por hera – herës në orët e mesditës dhe ato të pasdites deri mesatare dhe shpejtësi deri në 5-8m/s dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco