VIDEO – SYRI TV/ Nëna kërkon ndihmë për djalin, 28-vjeçari është i paralizuar

14:12, 20/10/2022
A+ Aa A-

Familja Beharaj në fshatin Portëz të Fierit, apelon për ndihmë, për të kuruar djalin e paralizuar.  Nëna e Lorenc Beharaj, shprehet se ajo dhe familja e saj po kalojnë ditë të ështira, për shkak të pamundësisë financiare, për të kuruar 28-vjeçarin që u paralizua disa vjet më parë.

Syri tv

Shqetësimi kryesor për këtë familje është djali i madh, Lorenci, i cili ka kaluar paralizë disa vite më parë, duke u detyruar madje të ndërpresë dhe shkollën. Aktualisht, sipas nënës së Lorencit, Adriana Beharaj, i biri është në gjendje të qëndrueshme, por ajo apelon për ndihmë financiare me qëllim që të kurojë jashtë vendit të birit.

Edhe vetë Lorenci, apelon për ndihmë, pasi dëshira e tij më e madhe është të rikthehet fizikisht si më parë.

Për shkak të sëmundjes së të birit, babai i Lorencit, Lavdrim Beharaj, gjithashtu ka kaluar në depresion, ndërsa aktualisht i vetmi që punon për të siguruar të ardhura në familje, është djali i dytë i familjes beharaj.

Ndaj lutja dhe kërkesa e Adriana Beharaj, është apeli për ndihmë ndaj institucioneve por dhe bizneseve, me qëllim që të sigurojë mundësi financiare për kurimin e të birit. Nr e tel 069 449 3099. /Gaz.  Xh.Beharaj. Op.A.Mara. Red. J.Hoxhaj. Mon. O.Demo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco