Java nis me rënie temperaturash, afrohen shirat

Java nis me rënie temperaturash, afrohen shirat

07:13, 10/10/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 10 tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore dhe reshje të pakta shiu pasdite në zonën veriperëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,3 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore         9/21°C
Zona e ulët           11/26°C
Zona bregdetare  13/25°C

Kosova, e hënë 10 tetor 2022

Moti do të jetë me mjegull dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje  me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 19°C - 21°C .

E martë, 11 tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore         10/18°C
Zona e ulët          14/20°C
Zona bregdetare  16/22°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco