Shkollat në Belsh, pa sistem ngrohje! PD: Në një nga shkollat s'ka as dritare

17:16, 09/10/2022
A+ Aa A-

Teksa dimri po afron dhe viti i ri shkollor ka nisur, shkollat në Dushk dhe Marinz të Belshit janë pa sistem ngrohjeje dhe në godina krejtësisht të amortizuara. Prej kohësh Bashkia e Bleshit nuk ka investuar në shkollat e kësaj zone. Denoncimi është bërë nga PD Belsh.

Viti i ri shkollor 2022-2023, ka filluar me shumë problematika në Belsh. Ndërsa stina e ftohtë e dimrit po afron, në dy shkollat e zonave Dushk dhe Marinz mungon sistemi i ngrohjes.

Godinat e këtyre shkollave janë krejtësisht të amortizuara, ndërsa tualetet janë vendosur jashtë e në kushte aspak të përshtatshme për fëmijët. Në njërën prej shkollave nuk ka as dritare. Denoncimi vjen nga PD në Belsh. 

Në një vend turistik si Belshi, duket se bashkia nuk investon sa duhet, aq më tepër në institucionet arsimore, të cilat janë lënë në mëshirë të fatit nga pushteti vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco