Balerini i suksesshëm shqiptar nga SHBA: Nuk e kam pasur dëshirë, më shtyu babai

Balerini i suksesshëm shqiptar nga SHBA: Nuk e kam pasur dëshirë, më shtyu babai

16:51, 09/10/2022
A+ Aa A-

Klevis Tafaj është sot solist baleti në SHBA, ku ka një karrierë të suksesshme. I ftuari i parë i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan rrëfen se baleti nuk ka qenë ëndrra e tij e parë. Sot ai ka ardhur për një njeri shumë të veçantë, të cilin e quan “babai jo biologjik”. Përpara se të nisë të na tregojë më shumë për të, ai ndalet pak se si u bë një balerin kaq i madh kur nuk ishte aspak pasioni i tij.

Gjithçka nisi me vendimin e babait të tij, i cili ‘theu tabutë’ e origjinës së tij tropojane dhe vendosi që Klevisi të ndiqte Shkollën e Baletit. Djali kishte shumë kundërshtime sepse i dukej e çuditshme, madje edhe sot është habi për njerëzit të dëgjojnë për origjinën dhe profesionin e tij.

Klevis: Kjo ka qenë një ëndërr për mua dhe dua të të falenderoj që kjo ëndërr m’u bë realitet sepse personi në fjalë që do flasim ka qenë dhe do jetë si një baba për mua gjithë jetën, kështu që të falenderoj jashtëzakonisht shumë.

Ardit Gjebrea: Mirë se erdhe dhe të lutem, na trego pak për babain tënd atëherë, jo biologjik.

Klevis: Babai im ka qenë shtysa e parë që unë jam bërë pjesë e baletit.

Ardit Gjebrea: Babai biologjik?

Klevis: Po, babai biologjik dhe të them të vërtetën, nuk e kam pasur shumë dëshirë baletin. Kam qenë më shumë nga ana e futbollit, si çdo fëmijë. Por mbaj mend një ditë të bukur vere, ka qenë 2004-2005, babai vendosi të më çonte te Shkolla e Baletit. Unë i thoja “baba, unë nuk dua të ndërroj shkollën se jam mirë me shokët”. Kur shkuam atje, Shkolla e Baletit” po ndërtohej në atë kohë dhe nuk kishte një shenjë që shkruante “Shkolla Koreografike e Baletit”.

Ardit Gjebrea: Pra, ti nuk e dije se ku po shkoje? Thjesht babi të çoi në klasë të pestë ti do shkosh këtu, në këtë shkollë?

Klevis: Po, u futëm brenda, takuam një profesor aty. Në momentin që po shkonim te korridori, shikoj gocat njëra në sparkatë, tjetra me këmbën sipër dhe unë e pashë babain, i thashë “më fal, çdo bëj unë këtu? Ti do bësh balerinin”. U ktheva, i thashë “nuk ka shanse që të bëj unë balerinin”. I thosha “çfarë do i them shokëve, do bëj balerinin?” Se unë me origjinë jam nga Tropoja dhe shumica e njerëzve më thonë kur më pyesin “edhe tropojan, edhe balerin? S’ka mundësi!”/tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco