VIDEO-SYRI TV/ Paguhen miliona euro për pastrimin e tyre, por në Durrës plehrat janë rrugëve

14:02, 09/10/2022
A+ Aa A-

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të jetë i mbushur me plehra. Inceneratori i Tiranës ku janë paguar miliona euro për dërgimin e këtyre mbetjeve duket se nuk po jep rezultat. Banorët e ish kënetës ankohen duke treguar se dyert e Bashkisë për ta janë të mbyllura, teksa drejtuesit e institucioneve vendore kujtohen vetëm për fushata.

Nga SYRI TV

Durrësi vuan ende problemin me plehrat që janë në anë të rrugëve apo të hedhura në kanale. Edhe pse paguhen miliona euro që këto mbeturina të dërgohen në inceneratorin e Tiranës, sërish qyteti bregdetar vuan nga aroma e keqe e plehrave.

Banorët në zonën e ish kënetës shprehen se qëndrimi në banesa është bërë i pa durueshëm për shkak aromës që vjen nga mbetjet dhe ujërat e zeza

Banorët shprehen se edhe pse janë ankuar, dyert e pushtetit vendor mbeten të mbyllura për ta. Madje shtojnë se drejtuesit e bashkisë kujtohen për ta vetëm në kohën e fushatës

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco