Moti për ditën e nesërme, e premte 8 shtator

Moti për ditën e nesërme, e premte 8 shtator

14:40, 08/09/2022
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e nesërme parashikohet përkeqësim të kushteve atmosferike për vendin tonë.

Vendi do të jetë i përfshirë nga reshje shiu të herëpshershme deri dhe në formën e shtërngatave.

Temperatura do të jenë si më poshtë:

në zona malore 14 deri 30°C

në zona e ulëta 16 deri 33°C

në zona bregdetare 18 deri 31°C

Statusi i plotë i SHMU-së:

Përshëndetje nga SHMU!

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për ditën e Premte parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Në këtë mënyrë moti në zonën e qendrës dhe atë të jugut parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera - herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 30°C
në zona e ulëta 16 deri 33°C
në zona bregdetare 18 deri 31°C
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco