Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Shkozës të shqetësuar për rrugën: Përmbytemi nga tubacionet e urës

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Shkozës të shqetësuar për rrugën: Përmbytemi nga tubacionet e urës

18:51, 25/06/2022
A+ Aa A-

Banorët e Shkozës prej muajsh përballen me dëmtimet e rrugës, si pasojë e shtrimit të tubacioneve nga ana e UKT.

Pavarësisht se prej kohësh ata nuk shohin të kryen më punime, rruga vijon të jetë e shkatërruar, ndërsa qytetarët nuk përdorin dot automjetet e tyre, ndërkohë i gjithë pluhuri dhe balta shkon në banesat e tyre.

Ndërhyrja e UKT për shtrimin e tubacioneve, në Shkozë, është kthyer në shqetësim për banorët e kësaj zone.

Për Syri Tv ata denoncojnë hapjen e rrugës prej muajsh, ndërkohë që punimet janë mbyllur pa rehabilituar trasenë e rrugës, e cila është shkatërruar tërësisht.

Banorët tregojnë se dëmtimi i rrugës është shqetësim për të gjithë komunitetin, pasi dëmton automjetet, por edhe pluhuri dhe balta hyjnë në shtëpitë e tyre.

Një tjetër problematikë e banorëve të Shkozës është edhe ura.

Ata tregojnë se tubacionet janë jashtë standardeve, duke krijuar një sërë problematikash, e veçanërisht kur ka reshje shiu, pasi përmbyten.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës dhe të tubacioneve të urës, pasi komuniteti po i vuan pasojat çdo ditë e më shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco