VIDEO-SYRI TV/ Shëtitorja e Lezhës kundërmon erë të rëndë, qytetarët: Nuk dalim dot të marrim ajër

13:43, 06/05/2022
A+ Aa A-

Qytetarët lezhjanë kanë ngritur shqetësimin e erës së rëndë që po mbyt shëtitoren e Lezhës çdo ditë e më shumë. Të intervistuar nga gazetari Martin Marku, qytetarët bëjnë me dije se situata është mjaft problematike ku edhe pse bashkia është në dijeni, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit.

Nga SYRI TV

Shqetësimi i qytetarëve lezhjanë nuk ka marrë ende zgjidhje, ndërsa vijon masakra mjedisore në lumin Drin. Në këtë lumë që përshkon zonën e Lezhës shkarkohen të gjitha kanalet kulluese të zonave të ndryshme, duke bërë që të degradojë në kënetë e moçal që ndot masivisht mjedisin.

Qytetarët thonë se e kanë të pamundur lëvizjen përgjatë shëtitores për shkak i erës së rëndë, por ndihen edhe të rrezikuar për fëmijët e tyre si pasojë e mungesës së parmakëve.

Nga ana tjetër, ekspertë të mjedisit e kanë cilësuar situatën alarmante, pasi përveç dëmtimit të ekosistemit, ujërat e Drinit përfundojnë në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco