SYRI TV/ Varrezat Elbasan të mbuluara me plehra e grumbuj bari, qytetarët: Kemi frikë të shkojmë

15:15, 22/05/2024
A+ Aa A-

Varrezat e qytetit të Elbasanit kthehen në problem për qytetarët që shkon të vizitojnë të afërmit e tyre.

Ata shprehen se me rritjen e temperaturave, mos pastrimin e barit, dalin gjarprinj duke rrezikuar jetën e tyre.

Madje qytetarët theksojnë se janë të detyruar të paguajnë punëtorë nga xhepi për të pastruar varret e të afërmeve te tyre

SYRI TV

 

Ardhja e verës dhe rritja e temperaturave, shkakton pasiguri në varrezat publike te qytetit të Elbasanit. Qytetarët që vizitojnë të afërmit e tyre ankohen se mirëmbajtja e varrezave lë shumë për të dëshiruar. Rritja e barit, por edhe plehrat shpesh herë i ndesh ata edhe me gjarpinj.

Ato shprehen se janë detyruar te punësojnë punëtorë me te ardhurat e tyre për te pastruar varret e te afërmeve pasi nëse nuk e bëjnë këtë askush, as ata që e kanë për detyrë.

Të ndodhur në një situatë ku mund të rrezikohet edhe jeta e tyre nga pickimi i gjarprinjëve, ata shprehen se do të vizitojnë të afërmit e tyre me rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco