VIDEO-SYRI TV/ ‘Në fushatë na premtuan 24 orë ujë, tani kemi veç 2 orë në ditë’

15:14, 04/05/2022
A+ Aa A-

Banorët e lagjes ‘Lirim’ në Vlorë kanë ujë të pijshëm vetëm dy orë në ditë, ndonëse u në fushata elektorale u është premtuar për 24 orë ujë në ditë. Ata shprehen se edhe kur uji vjen në çezmat e banesave, ai është i ndotur nga ujërat e zeza.

Nga SYRI TV

Qytetarëve të Vlorës, gjatë fushatave elektorale, u është premtuar se do të kenë ujë të pijshëm 24 orë. Por, pas zgjedhjeve, premtimet harrohen nga pushtetarët por jo nga qytetarët. Nga një vëzhgim i bërë në lagjen ‘Lirim’, e cila ndodhet shumë pranë bashkisë, rezulton se ka vetëm dy orë në ditë ujë të pijshëm.

Në këto kushte, ujin e pijshëm e blejnë, pasi sipas banorëve, ai që shkon në çezma është i ndotur.

Situata është e tillë prej 20 vitesh, askush nuk u ka dhënë zgjidhje banorëve, teksa ata tregojnë sfidën që u duhet për të siguruar ujë.

Një tjetër shqetësim është mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, të cilat kthehen në problem sa herë ka reshje shiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani04/05/2022 16:31

O derdimene votues! Qe nga 2013 jane bere 4 votime! Qe nga 2013 keni votuar 4 here te njejten Parti dhe perseri nuk merrni vesh! Edhe 14 here te votoni, me mendjet qe keni aty do te qendroni sepse veten tuaj ju kurre nuk e respektoni dhe nuk e doni! Gjithmone keshtu do ta pesoni. U hani mutin atyre qe i votoni.

Shto koment

Denonco