FOTO/ Ky është moti i fundjavës

FOTO/ Ky është moti i fundjavës

16:08, 29/04/2022
A+ Aa A-

Pas ditëve me diell, në fundjavë pritet të ketë reshje shiu.

Por kjo nuk do të thotë se temperaturat do të bien, ato do të jenë sërish të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka përgatitur parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën.

Parashikimi i motit:

Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe reshje shiu afatshkurtra, por të rrëmbyeshëm.

Në këtë mënyrë kjo fundjavë (si për ditën e Shtunë ashtu dhe atë të Diel) parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

Më pas në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore-malore. Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12-15m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco