VIDEO-SYRI TV/ Rriten divorcet fiktive për 'letra': Historia e një zonje

10:14, 29/04/2022
A+ Aa A-

Divorcet fiktive po kthehen në fenomen në qytetin e Durrësit. SYRI TV sjell historinë ekskluzive të një zonje, e cila është ndarë nga bashkëshorti, me qëllim që ai të lidhë një tjetër martesë në Gjermani për t`u pajisur me dokumente gjermane. Avokatët japin alarmin se divorcet fiktive po kthehen në trend në Durrës

SYRI TV

Syri Televizion sjell historinë e një zonje, e cila në kushte të anonimatit pranoi të tregojë historinë e saj. Anjeza, emri jo i vërtetë i zonjës, tregon se ka vendosur të divorcohet fiktivisht me bashkëshortin, me qëllim që ai të lidhë një martesë fiktive në emigracion për të përfituar leje qëndrimi në Gjermani.

Ajo ka marrë përsipër riskun e divorcit fiktiv, duke gjetur mirëkuptim me bashkëshortin.

Statistikat tregojnë se divorcet fiktive kanë ardhur gjithmonë dhe në rritje, ku sipas avokates Elona Hamzallari shumë çifte, në mirëkuptim me njëri-tjetrin, kanë zgjedhur divorcin dhe më pas janë martuar në emigracion me shtetas të huaj vetëm për të përfituar leje qëndrimi.

Evidencat statistikore të marra nga Gjykata e Shkallës së Parë tregojnë se në 2 vitet e fundit ka pasur në total 1089 vendime me objekt “zgjidhje martese”, 586 prej të cilave vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Gazetare: A.Aliaj. Redaktor. J.Hoxhaj. Mont. O.Demo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco