Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Jo vetëm vlonjatë, por edhe ukrainas e italianë po vrapojnë drejt detit

Jo vetëm vlonjatë, por edhe ukrainas e italianë po vrapojnë drejt detit

10:42, 27/04/2022
A+ Aa A-

Pranvera e të huajve vjen edhe në Vlorë. Me diellin e parë të pranverës krahas vlonjateve, edhe të huajt si ukrainas, italianë etj. nxitojnë t’i kalojnë disa orë në det Ka dhe nga ata që kanë blerë shtëpi buzë detit dhe me diellin e parë nxitojnë për t’u larë. Vlorën e zgjedhin për shkak të klimës si dhe bukurive që ajo ofron, thotë gazetari Gentjan Këllçiu i SYRI TV.

Të dyja palët, si vendasit dhe të huajt, i bashkojnë të njëjtat mendime për sa i përket problemeve të plazhit Për ta Vlora mbetet shumë pas me përgatitjet për sezonin veror.

Pastërtia është problemi i tyre kryesor dhe ajo çka bie më në sy. Këta muaj plazhet duhet të ishin të pastër dhe çdo gjë të ishte perfekte. Sipas qytetarëve, përgatitjet duhet të kishin nisur qysh herët dhe jo të kujtoheshin pikërisht kur vijnë turistët e parë.

Sipas të dhënave nga njësitë hoteliere, në qytet kanë filluar prenotimet e para nga turistët dhe të shumtë janë ukrainasit, të cilët kanë blerë shtëpi dhe janë kthyer në Vlorë për të jetuar, ashtu si dhe shumë italianë që ndër vite Vlorën e kanë parë si shtëpinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco