Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ TASK FORCE - Kush e dekonspiroi 'Plumbin e Artë'

VIDEO-SYRI TV/ Mbyllen shkollat në gjithë Shqipërinë, qeveria nuk siguron ngrohjen

VIDEO-SYRI TV/ Mbyllen shkollat në gjithë Shqipërinë, qeveria nuk siguron ngrohjen

13:26, 20/01/2022
A+ Aa A-

Duke qenë se nuk sigurojnë dot ngrohjen e nxënësve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar se shkollat në vend do të mbyllen për 3 ditët e ardhshme.

Sipas saj, temperaturat në zona të caktuara mund të shkojnë dhe në -17 gradë dhe për këtë arsye do të mbyllen shkollat.

Njoftimi i ministres së Arsimit:

Dua t'ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në - 17 gradë celsius.

Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare.

Të dashur prindër!

Ju lutem merrni masa për ju dhe fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i kapërcejmë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kot20/01/2022 13:37

Te dhjefsha shtetin e leshit, plehra! Mbyllin shkollat dhe hapin dajakun........

Shto koment

Denonco