Ngjarja në Elbasan/ Gazetari i SYRI TV tregon detaje të reja tronditëse

Ngjarja në Elbasan/ Gazetari i SYRI TV tregon detaje të reja tronditëse

11:53, 09/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, vajza e mitur 14-vjeçare, e cila dyshohet se është shkak i sherrit mes një grupi të rinjsh në Elbasan që përfundoi në një krim të rëndë të shtunën, ku vëllai i saj qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin dhe plagosi Mikel Kovaçin, ka rrëfyer për mediat se është përdorur për shpërndarjen e lëndëve narkotike për 1 vit e gjysmë.

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje më këtë ngjarje të rëndë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ gazetari i SYRI TV, Migen Sejdini.

Dori: Migen, ju dje morët një sërë intervistash në lidhje me këtë ngjarje. Le të themi cili është perceptimi që ti pate nga gjithë kjo ngjarje përveç ngjarjes në vetvete. A patët një lloj trishtimi në lidhje me këtë situatë sepse intervistat ishin shumë të rënda të gjitha?

Sejdini: Dita e djeshme ishte shumë e rëndë emocionalisht pasi kishim sulme nga të dyja anët. Si nga ana e viktimës, ashtu dhe nga ana e autorit të ngjarjes. Ishin pikërisht familjarët dhe vajza, e cila dyshohet të jetë  ‘molla e sherrit’, e cila dha deklarata të fuqishme ditën e djeshme përsa i përket kësaj ngjarje. Nga ana tjetër kemi nënën e dy vëllezërve që bën apel për ndihmë dhe kërkon nga ana e shtetit të vendos drejtësinë në vend.  Nga ana tjetër kemi gjyshen e Ardit Hidës, i cili është në paraburgim në Elbasan.

Flavio: Përtej dashurisë paska pasur dhe një dashuri për drogën. Nga ana tjetër e mitura është shprehur se ka pasur dhe shumë përplasje mes vëllait të saj dhe vëllezërve Kovaçi. Kanë qenë përpjeke për ta mbrojtur motrën, si ka qenë zanafilla e raporteve mes Ardit Hidës dhe vellezërve Kovaçi?

Sejdini: Zanafilla ka filluar që kur Ardit Hida ka marrë vesh që motra e tij konsumon lëndë narkotike, kryesisht hashash, aty ka filluar i gjithë konflikti. Hida u ka kërkuar vellëzërve Kovaçi që të mos shoqërohen me motrën e tij, por me sa duket vellezërit nuk e kanë dëgjuar. Por ngjarja ka degraduar kur në telefonin e vëllait të 14-vjeçares ka mbërritur një video, ku ai ka parë motrën e tij duke kryer gjeste intime me dy vëllezërit Kovaçi.  Ata janë takuar në vendin e quajtur ‘Sporti i vjetër’ ku vëllezërit Kovaçi kanë rrahur si fillim Ardit Hidën. Më pas ky i fundit është larguar për në shtëpi ku ka marrë thikën dhe është kthyer sërish në ‘Sportin e vjetër’ ku filloi ngjarja duke goditur si fillim Florenc Kovaçin me dy thika në zemër dhe më pas Mikel Kovaçin në bark. Gjyshja e Ardit Hidës është shprehur se ka bërë denoncim në polici, por policia i është përgjigjur me një gjuhë urretje: Ju këtë punë keni, vetëm ziheni, nuk kemi punë tjetër ne, të merremi me ju.

Flavio: Ditën e djeshme një intervistë jo etike, siç është intervista e 14-vjeçares, është parë shumë më shpesh se ç’duhej ndërkohë sa ju takon autoriteteve, zyrat perifikerike të Bashkisë, shërbimi social, a ka folur njeri?

Sejdini: Të gjitha institucionet me radhë kanë dështuar në qytetin e Elbasanit pasi nëse do t'i referohemi historisë së vajzës mund ta filloj me ndarjen e të dy prindërve, të cilët janë ndarë në Turqi. I ati është i dënuar dhe për trafik të lëndëve narkotike në këtë shtet, ndërsa e ëma është martuar sërish në Turqi dhe aktualisht jeton atje. Ndërsa dy fëmijët, vajza 14 vjeç dhe autori i ngjarjes janë rritur nga gjyshja e tyre, e cila i ushqen ato me një ndihmë ekonomike qesharake 3500 lekë në muaj dhe duke mbledhur kanaçe apo plastik në koshat e plehrave të Elbasanit. Ne si SYRI TV e kemi transmetuar dhe më herët një kronikë të kësaj familje të varfër dhe realisht kushtet ku ato jetojnë janë shumë skandaloze, jetojnë në katin e pestë të një pallati ku ka lagështi dhe ushqimi mungon në tryezën e kësaj familje.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco