VIDEO – SYRI TV/ Rritet çmimi i druve në Shkodër, Shkak kërkesa e lartë dhe moratoriumi

VIDEO – SYRI TV/ Rritet çmimi i druve në Shkodër, Shkak kërkesa e lartë dhe moratoriumi

11:50, 09/11/2021
A+ Aa A-

Çmimi i druve në Shkodër ka arritur në nivele ekstreme. Tregtarë të druve në këtë qytet tregojnë jashtë kamerës se po përballen me krizë të lëndës drusore, ndërkohë që çmimi për metër kub shkon deri në 130 mijë lek të vjetra. Rritja e çmimet mbetet e papërballueshme për qytetarët.

Nga Syri Tv

Afrimi i stinës së dimrit ka rikthyer nevojën për ngrohje në familjet shqiptare. Kostoja e lartë për ngrohjen me energji elektrike, i ka orientuar qytetarët shkodranë të zgjedhin drurin si alternativë për ngrohje. Kërkesa e lartë për lëndë drusore ka bërë që të rritet dhe çmimi ku aktualisht një metër kub dru ka shkuar deri në 130 mijë lek.

Jashtë kamerës, tregtarët në Shkodër, tregojnë se po bërballen me krizë të mungesës së drurit për shkak të moratoriumit të prerjes së pyjeve nga njëra anë, dhe kërkesës së lartë për dru nga qytetarët në krahun tjetër. Ndërkohë, qytetarët shkodranë shprehen se rritja e çmimit të drurit është bërë e përballueshme, por mbetet alternative për ngrohje.

Ka dhe nga ata qytetarë të cilët vijojnë të ngrohen me energji elektrike, por sipas tyre edhe kjo është e papërballueshme për shkak të cmimit të lartë.

Ndërkohë, shumë familje shkodrane thonë se do ta kalojnë dimrin pa ngrohje, pasi janë në vështirësi ekonomike dhe nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë apo të blejnë dru.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco