VIDEO – SYRI TV/ Infrastruktura rrugore në Elbasan e amortizuar, banorët: 25 vjet, asnjë investim

VIDEO – SYRI TV/ Infrastruktura rrugore në Elbasan e amortizuar, banorët: 25 vjet, asnjë investim

11:23, 09/11/2021
A+ Aa A-

Rrugët e brendshme të lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë krejtësisht të amortizuara. Banorët shprehen se prej 25 vjetësh nuk është kryer asnjë investim, ndërsa politikanët u kanë marrë votën në shkëmbim të premtimeve boshe.

Nga Syri Tv:

Lagja  “Emin Matraxhiu” është shumë pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, por infrastruktura e saj lë shumë për të dëshiruar. Prej vitesh rrugët e kësaj lagje janë të amortizuara, ndërsa mungesa e investimeve ka bërë që të dëmtohet dhe sistemi i kanalizimeve.

Problem tjetër janë mungesa e koshave për hedhjen e mbetejve, mungesa e ndriçimit apo dhe trotuaret, të cilët vështirësojnë jetën e qytetarëve.

Banorët shprehen se sa herë që ka fushata elektrorale u premtohen investime, por deri më tani nuk është mbajtur asnjë premtim.

Investimet e fundit të kreyra në këtë lagje, sipas banorëve kanë qenë përpara 25 vjetësh e prej asaj kohe, pushtetarët kanë kërkuar vetëm vota në shkëmbim të premtimeve boshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco