Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nis rënia e temperaturave

Nis rënia e temperaturave

07:00, 09/11/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe rryma ajri Mesdhetare të cilat po kushtëzojnë edhe vendin tonë duke mbajtur temperatura të larta .

E martë, 9 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën Jug-perëndimore dhe zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore        10/22°C
Zona e ulët          11/25°C
Zona bregdetare  15/23°C

Kosova, e martë, 9 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15°C .

E mërkurë, 10 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe mjegull në verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore        10/15°C
Zona e ulët          12/23°C
Zona bregdetare  15/21°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco