‘AT Josif Papamihali Qytetar Nderi’ në Elbasan/ Ramkaj: Të vihen para drejtësisë xhelatët

‘AT Josif Papamihali Qytetar Nderi’ në Elbasan/ Ramkaj: Të vihen para drejtësisë xhelatët

15:08, 08/11/2021
A+ Aa A-

Në kuadër të 5 vjetorit të luminimi të martirëve të Kishës Katolike, të dënuar nga regjimi komunist në Elbasan , u përkujtua dhe u nderua figura e At Josif Papamihalit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin familjarë, dhe përfaqësues të komuniteteve ndërfetare.

Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, ka vlerësuar figurën e At Josif Papamihalit për sakrificën e tij, ndërsa i bëri thirrje politikës të vënë para përgjegjësisë të gjitha ata që kanë bërë rolin e xhelatit duke vrarë e prerë njerëz të pafajshëm për shkak të besimit të tyre.

‘Të nderuar klerikë, që kanë vuajtur në mënyrë monstruoze dhe të tmerrshëm nga regjimi komunist, nga viti 44 deri në vitin 90 .

Në fakt nuk është e re për klerikët kjo, gjithmonë librat e shenjtë e përmendin që njerëzit e fesë në shumë raste janë persekutuar në histori. Janë persekutuar sepse kanë besuar në besimin e tyre të drejtë dhe këtu flas për të gjithë besimet Abrahamike. Edhe Kurani famëlartë na tregon për një diktator të hershëm i cili kishte hapur një gropë të madhe zjarri për njerëzit dhe i merrte dhe i hidhte ata të cilët besonin në Zotin e vërtetë. I hidhnin në zjarr.

Dhe thotë Kurani; nuk ishte faji dhe mëkati i tyre veçse ata besuan Zotin e vërtetë.

Dhe në fakt i vetmi faj dhe mëkat që kishte At Josifi ishte sepse ai ishte një besimtari sinqertë nga një familje e nderuar elbasanase. Nuk ishte vetëm një klerik i nderuar, por ai ishte i njohur edhe mes komuniteteve fetare mes qytetit të Elbasanit.

Shoqëria shqiptare nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur asaj kohe dhe ai popull që harron të kaluarën, ai është i gatshëm ta përsëris.

Këtë na tregon koha dhe përvoja, dhe u themi të gjithë atyre intelektualëve, politikanëve që duhet të vënë para përgjegjësisë morale, tërë ato njerëz që kanë qenë xhelat të kësaj shoqërie, që kanë vrarë e prerë.

Sot është një nderë për mua që pas 72 vitesh, At Josifi që ky qytet ti japi nderin që i takon, jo vetëm At Josifit, po gjithë klerikëve që kanë sakrifikuar në kohën e Komunizmit.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco