Java nis me mot të paqëndrueshëm, por temperaturat mbeten të larta Theth, nëntor 2021

Java nis me mot të paqëndrueshëm, por temperaturat mbeten të larta

07:00, 08/11/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e qëndrës ciklonike e pozicionuar në veri të Afrikës e cila do të kushtëzojë  mot të paqëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës por temperaturat do të jenë të larta .

E hënë, 8 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu te pakta në zonën veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.  

Temperaturat:

Zona malore        8/21°C
Zona e ulët          8/28°C
Zona bregdetare  14/27°C

Kosova, e hënë, 8 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull të dendur. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 20°C .

E martë, 9 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën Jug-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore        10/20°C
Zona e ulët          11/25°C
Zona bregdetare  15/23°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco