VIDEO - SYRI TV/ Shkodër, periferia pa investime, dëmtohen rrugët në lagjen ‘Guerrile’

VIDEO - SYRI TV/ Shkodër, periferia pa investime, dëmtohen rrugët në lagjen ‘Guerrile’

15:22, 07/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e lagjes “Guerrile” në Shkodër përballen çdo ditë me dëmtimin e infrastrukturës. Rrugët janë kthyer në liqene për shkak të gropave të mbushura me ujë, ndërsa sistemi i kanalizimeve nuk funksionon. Banorët shprehen se janë ankuar disa herë për situatën, por bashkia nuk ka kryer asnjë invsetim për t`i dhënë zgjidhje situatës.

Nga Syri Tv

Infrastruktura rrugore në disa nga lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, shpesh të ngjason me zona lufte. Për ironi, e tillë është situata në lagjen që mban një emrin “Guerrile”. Gropa të mëdha janë hapur prej vitesh në rrugët e kësaj lagje, të cilat gjatë reshjeve kthehen në liqene, aq sa bëjnë të pamunudur kalimin e qytetarëve.

Ankesat kanë qenë të vazhdueshme nga ana e qytetarëve, por bashkia e Shkodrës nuk ka marrë asnjë masë deri më tani për të kryer investime në këto zona.

banorët shprehen se problemet më të mëdha janë për fëmijët, të cilët përveç vështirësive që ka kalimi në rrugë, shpesh rrezikojnë dhe jetën në gropat me ujë.

Dëmtimi infrastrukturës rrugore në këtë lagje nuk është i vetmi problem. Banorët tregojnë se dhe rrjeti i kanalizimeve të ujit të pishëm është dëmtuar, duke u kthyer në rrezik për konsumtatorët.

Banorët kërkojnë  ndërhyrje të shpejt nga bashkia e Shkodrës, pasi gjatë stinës së dimrit situata pritet të përkeqësohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco