Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO-SYRI TV/ Shfrytëzimi i hapësirave në Durrës, akuza bashkisë: Përdor standarde të dyfishta

VIDEO-SYRI TV/ Shfrytëzimi i hapësirave në Durrës, akuza bashkisë: Përdor standarde të dyfishta

15:06, 07/11/2021
A+ Aa A-

Shfrytëzimi i hapësirave publike në Durrës bëhet në mënyrë klienteliste nga bashkia. Kreu i Konfederatave të sindikatave në këtë qytet, Zija Alhysa tregon se shumë bizneseve u është refuzuar leja për shfrytëzimin e trotuareve nga bashkia, pasi ajo u është dhënë njerëzve që kanë lidhje me punonjës në këtë institucion.

Nga SYRI TV

Bashkia e Durrësit përdor standarde të dyfishta për hapësirat që u jepen bizneseve në përdorim në këtë qytet. Denoncimi është bërë nga kryetari i Konfederatave të Sindikatave në Durrës, Zija Alhysa.

Sipas tij, shumë biznese janë ankuar pasi bashkia u jep leje për shfrytëzim të hapësirave publike vetëm disa bizneseve.

Ai ngre dyshime se bizneset që përfitojnë janë kryesisht njerëz të lidhur me bashkinë apo vetë punonjës të këtij institucioni që kanë biznese në lagje të ndryshme të qytetit.

Zija Alhysa, tregon se shumë subjekte që janë ankuar, kanë plotësuar të gjitha kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm për të shfrytëzuar hapësira për biznesin e tyre, kundrejt detyrimeve financiare ndaj bashkisë.

Por kjo e fundit ka refuzuar të miratojë lejet e shfrytëzimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco