SYRI TV/ Tregu në Lumas në kushte skandaloze, banorët: Ushqimi në mes të pluhurit

SYRI TV/ Tregu në Lumas në kushte skandaloze, banorët: Ushqimi në mes të pluhurit

15:20, 06/11/2021
A+ Aa A-

Tregu i përjavshëm në Lumas vijon të mbetet një problem shqetësues, pasi nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar. Tregtimi i produkteve bëhet në kushte skandaloze mes pluhurit dhe baltës, duke u shndërruar në rrezik serioz për shëndetin e kosumatoreve.

Syri Tv

Tregu i përjavshëm në zonën e Lumasit zhvillohet në kushte skandaloze jashtë çdo standarti higjieno-sanitar. 

Banorët e 12 fshtave të ish-Njësisë Administrative Lumas në Bashkinë e Kuçovës janë të detyruar të blejnë produkte e tyre ushqimore në një treg që nuk plotëson asnjë kusht për t’u cilësuar i tillë.

Të bindur edhe vetë se këto kushte lënë shumë për të dëshiruar, tregtarët shprehen se nuk kanë se ku të punojnë tjetër pasi duhet të ushqehen. 

Banorët shprehen të pakënaqur nga standardet e këtij tregu dhe deklarojnë se janë ankuar në bashki por askush nuk i dëgjon. 

Pavarësisht se ky treg është jashtë çdo standarti deri më tani asnjë nga instancat shtetërore nuk ka marrë asnjë masë.

Produktet prej vitesh vijojnë të shiten mes baltës e pluhurit, por siç duket kjo nuk e ka shqetësuar bashkinë e këtij qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco