Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

'Qeverisë sonë s’i duhen të mençurit': Xhulia Kurti, ylli botëror i teknologjisë që mund ta rrëmbejë Bill Gates

'Qeverisë sonë s’i duhen të mençurit': Xhulia Kurti, ylli botëror i teknologjisë që mund ta rrëmbejë Bill Gates

10:10, 06/11/2021
A+ Aa A-

"Në këtë vend, akoma nuk i ka thënë askush faleminderit. Zyrtarëve të këtij vendi nuk i hyjnë në punë të mençurit, por vetëm idiotët. Flini, flini gjumë!” - Kjo është sarkazma e një prindi shqiptar për mungesën e vlerësimit dhe vëmendjes ndaj fëmijëve të talentuar të këtij vendi, që i vlerëson vetëm bota, të talentuarit që priren të jenë shkencëtarët e ardhshëm.

Vetëm pak javë më parë, studentja Xhulia Kurti e Universitetit të Durrësit u rendit e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani. Në konkursin ndërkombëtar, Xhulia prezantoi një projekt të rëndësishëm, që mbështet teknologjinë pa WiFi. Për fazën finale organizatorët përzgjodhën 26 konkurentë, nga të cilët vetëm dy projekte u shpallën fitues. Mes tyre edhe ai i Xhulias.

Kjo pra është Xhulia Kurti, studentja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovativi për dërgimin e materialeve përmes ‘Smartfonëve’ edhe pa internet dhe pa paguar faturën. 23-vjeçarja u përzgjodh nga juria mes 26 finalistë.

Xhulia vijon studimet në vitin e tretë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ndërsa është e para shqiptare që fiton një çmim të tillë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”.

Në një intervistë për SYRI TV,  Xhulia tregoi dhe projektin e radhës, ku pas dy ditësh do të niset në Berlin dhe do të prezantojë projektin e saj në fushën e energjitikës.

Ndërsa babai i Xhulias, Syrja Kurti, tregoi në facebook:

“Bill Gates porsa i dhuroi librin e tij të fundit Xhulias së bashku edhe me një mesazh përgëzimi për suksesin e arritur. Xhulia është shqiptarja e parë që e ka marrë, këtë ia cilëson ai në mesazhin e dërguar, sepse libri akoma nuk ka dalë në qarkullim dhe pastaj ai më shumë i dhuron librat e tij atyre që dëshiron sesa i shet në publik.

Ndërsa këtu… në këtë vend, akoma nuk i ka thënë askush faleminderit. Zyrtarëve të këtij vendi nuk i hyjnë në punë të mençurit, por vetëm idiotët. Flini, flini gjumë!” përfundon me ironi, Syrja Kurti.

 

Image

 

 

Image

 

 

Image

 

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco