Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

‘Dy ditë pa energji elektrike’/ OSHEE njofton banorët e disa zonave në Tiranë

‘Dy ditë pa energji elektrike’/ OSHEE njofton banorët e disa zonave në Tiranë

17:38, 25/10/2021
A+ Aa A-

OSHEE ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve që do të bëhen në rrjetin elektrik.

Sipas njoftimit të OSHEE këtë të hënë, mësohet  se ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë zonat pranë ish-parkut të Autobusave, rruga “Don Bosko”, Zona prane shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti, Paskuqan, Bathore, Babrru rruga Jordan Misja

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 26-28 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Uzina Dinamo.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

26 tetor

Pjesërisht: zona shinave të trenit, zona pas  Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave, rruga “Don Bosko”

27 tetor

Pjesërisht: Zona prane shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti”

 28 tetor

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe, rruga “Jordan Misja”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco