Kur do të zgjidhet çështja e transportit publik? Flet kryetari i unionit të transportit dhe qendresa qytetare

Kur do të zgjidhet çështja e transportit publik? Flet kryetari i unionit të transportit dhe qendresa qytetare

13:22, 20/10/2021
A+ Aa A-

Siç dhe e kemi parë që nga data 18 tetor numri i urbanëve në Tiranë janë zvogëluar.

Për të folur për këtë çështje ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.TV, Migen Qiraxhi nga qendresa qytetare dhe Dashnor Memaj Kryetari i unionit të transportit.

Gjatë intervistët së tij Kryetari i unionit të transportit u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë zgjidhje të problemit pasi Bashkia transporton topin tek instancat qendrore sepse janë politika më të mëdha këto që kërkojmë ne. Tek instancat qendrore thonë që jeni të linçesuar nga instancat vendore.

‘’Ndodhemi në një situatë shumë të rëndë për shkak të problemeve tuaja financiare, por sigurisht ne si mbrojtës të interesave publike duam të dimë përse duhet të vazhdojmë të vuajmë ndërkohë që kemi paguar atë 10 lekshin e famshëm prej 2 a 3 vitesh? Ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Dori Daka, kryetarit të unionit të transportit publik.

‘Të themi të vërtetën kjo është një situatë e paralajmëruar prej shumë kohësh. Të paralajmëruar në aspektin se ne ishim të pafuqishëm për të përballuar një koste në rritje  të vazhdueshme dhe të pa ndërprerë duke qenë se është një sektor i cili karekterizohet nga disa taksa dhe tatime të veçanta. Pamë dhe rritjen e çmimit të naftës që ishte një rritje e frikshme për sektorin tonë duke qënë se është lënda bazë e jona dhe ndikon drepërdrejtë në të ardhurat dhe në kostot tona’ është shprehur Dashnor Mema.

Ju keni subvecione për blerjen e naftës, besoj se po? ishte pyetja e bërë në vazhdim nga moderatori Flavio.

‘Ne nuk kemi  as subvecione’ .

E blini si një qytetar privat?

‘Në fakt është vetëm tolerimi që mund të bëjnë kompanitë e mëdha të naftës. Na japin një çmim pak më të lirë se të tjerëve. Por ne nuk jemi të përjashtuar absolutisht nga asnjë lloj takse siç është taksa e qarkullimit e cila nuk është e drejtë për sektorin tonë. Kjo ka shkaktuar një çoroditje të sektorit të transportit. Natyrisht është e frikshme një rritje e vazhdueshme dhe e pandërprerë e naftës. Pas shumë kërkesash, ekspertët tanë menduan se duhen të plotësohen disa kërkesa ekonomike që mos të ndikojë tek xhepi i qytetarëve rritja e çmimit të biletës. Të hasur në një heshtje totale të insitucioneve vendore dhe qendrore ishim të detyruar për dy arsye të përgjysmonin flotën. E para është arsyeja ekonomike dhe e dyta mungesa e stafit. Jemi në një kaos të vërtetë le të themi nga ikja e vazhdueshme e specialistëve të transportit siç janë shoferët’ shprehet Mema.

Kanë ikur ku? Ishte pyetja në vazhdim e moderatores për të cilën Mema përgjigjet:

‘Janë larguar nga vendi. Ka një mungesë të theksuar realisht për punëtorë të sektorit të transportit. Kemi bërë thirrje, kemi dërguar letra tek zyra e punës. Është një hendek shumë i madh mungesa e krahut të punës’ .

Ndërkohë mund të jetë problem paga e ulët , keni negociuar për paga më të larta ?

Mema:’ Natyrisht ne jemi munduar me aq sa janë të ardhura e këtij sektori të stimulojmë të gjithë punonjësit tonë me një rritje të vazhdueshme dhe të pandërprerë të pagës. Gjithë subjektet kanë një politikë të përbashkët të rritjes së pagave. 

Ju thoni drejt falimentimit i cili është një koncept evaziv. Nëse do ju kërkoja të ishit më specifik çfarë do të thotë drejt falimentimit dhe kur parashikoni të dorëzoheni?

Mema : Ne nuk jemi në një luftë me instancat përgjegjëse ne kërkojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e indikatorëve ekonomik të shtetit dhe mundësive tona për të zgjidhur këtë krizë. Jemi drejt falimentimit pasi shumë subjekte qytetëse dhe ndërqytetëse këtë kohë kanë dorëzuar liçensën se janë në pa mundësi financiare për të operuar në treg. Duke parë që rritja e vazhdueshme dhe e pandërprerë të çmimeve në përgjithësi por kryesisht e naftës dhe të ardhurat gjithmonë në ulje është shumë e thjeshtë për llogjikën ekonomike që do të shkosh në një pikë kur se përballon dot më, siç jemi ne në këtë fazë që përgjysmuan flotën për të mbijetuar dhe pak kohë në treg.

Ditën e djeshme ka pasur aludime nga disa gazetare që në fakt ka një sjellje të çuditshme të rregullatorit që e mundëson këtë shërbim, pra Bashkia e Tiranës në raport me shoqatat e transportit urban. Pa dashur të jem konspirativ a mendoni se ka një qëllim tjetër pas kësaj tolerence për t’ju mos afruar këtë shërbim qytetarëve të Tiranës që është një shërbim i cili i duhet ofruar me ligj?

Qiraxhi: Është një moment i vështirë për qytetarët e Tiranës pasi e kemi parë çdo mëngjes të cilët nuk i drejtohen dot vendit të punës së tyre.  Është e kuptueshme që ky sektor po has në krizë por nuk është vetëm ky sektor në krizë. Ne prej kohësh protestojmë para kryeministrisë dhe për shkak se çmimet po rriten. Dhe një rritje tjetër e parashikuar në këtë sektor sigurisht që do të ishte fatale për qytetarët dhe sigurisht do të ishte e pa përballueshme. Midis qytetarëve dhe biznesit të cilët ofrojnë shërbimin e transportit publik në kryeqytet sigurisht që është bashkia. Dhe qytetarët nuk kanë pse të jenë përballë një subjekti privat për të zgjidhur këtë problem, që në fakt Bashkia e Tiranës nëpërmjet vendimeve të Këshillit Bashkiak ja mundëson këtë të drejtë qytetarëve të aksesojnë qoftë për të lëvizur brenda qytetit, me abone të ndryshme të cilat në fakt komunitetit të studentëve po ju mungojnë abonetë e tyre dhe vështirsohen akoma më shumë financat. Kjo është përsa i përket vështërsive të qytetarëve dhe nga perspektiva jonë nëse këto dy entite , një kompani private dhe Bashkia e Tiranës nuk gjejnë gjuhën e duhur për të arritur disa marrëdhënie që janë dhe kontraktuale mes njëra tjetrës është pak e pakuptimtë, se kur zihen dy elefantë shkelet bari thotë populli dhe bari në këtë rast është qytetari. E pakuptimtë për mua është në fakt se pse kompania nuk shkon ta transferojë protestën pranë dyerve të Bashkisë dhe të kërkojë një situatë më të çliruar por përdor qytetarin si mekanizëm presioni. Është një sektor jashtë zakonisht i lënë pas dore. Ne kemi parë nga Kryetari i Bashkisë që pak muaj para prezantonte autobuza të gjelbërt me energji elektrike por ndërkohë sot po del se ato kanë qënë vetëm të lyer të gjelbërt por nuk kanë pasur asnëj lloj efikasiteti në tregun e punës. Jam pak skeptik për kërkesën e tyre të sektorit privat kur thotë që nuk kam personel dhe forca punëtore. Kjo më duket pak e çudishme të zgjidhet me ndërhyrjen e Bashkisë sepse nëse nuk ka forcë punëtore nuk e kuptoj pse ne qytetarët duhet të jemi shpresues që mbasi t’ju plotësohen kërkesat e tyre punëtorët duhet të jenë aty nesër. Kjo është dhe në një formë pyetje se si kërkesat e tyre do të përkthejnë një rekrutim të madh të punëtorëve nesër për këtë sektor.

‘Mema: Natyrisht që shqetësimi i qytetarëvë është i pranueshmë por në asnjë momente subjektet e transportit nuk kanë kërkuar një rritje të çmimit të biletës për qytetarët. Ne kemi protestuar se këto mekanizma demokratik do të shfrytëzojmë nuk kemi çfarë bëjmë tjetër. Kemi dorëzuar letra kërkesa çdo institucion vendor dhe qendror por nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete nga ata. Jemi një sektor shumë i madh. Natyrisht shumë familje kanë të ardhura të vetëm nga ky sektor dhe nuk përfilllemi. Ju kërkojmë dhe gazetarëve të drejtohen tek instancat përgjegjëse pse nuk ka një përgjigje konkrete në këtë aspekt. Çfarë po bëhet me këtë sektor? Në qoftëse shteti nuk hyn me indikatorët e vet që është rregullatori i këtyre gjërave çfarë duhet të bëjmë ne si subjekte private. Natyrisht që mungesa e punëtorëve lidhet dhe me këtë sepse të ardhurat tonë janë gjithnjë në ulje kurse kostot në rritje si do ti mbulojmë punëtorët me pagesa dhe më të larta. Në moment që do të na plotësohen kushte që ne do të mbijetojmë natyrisht nuk do të jetë rritja e pagës sa e kemi bërë tani por edhe më shumë që dhe mungesa e stafit të përballohet dhe të ketë njerëz që e kërkojnë këtë punë pastaj.’

Z. Mema,  zoti Qiraxhi thotë se ju jeni duke përdorur në një farë mënyre publikun që të arrijë atë pikë e vlimit. Ju i keni konsumuar të gjitha kanalet e bisedimit me Bashkinë për këtë problem?

‘Mema : Jo vetëm me Bashkinë e Tiranës por me të gjitha bashkitë e tjera pasi e njëjta situatë është dhe në Shkodër, Durrës. Natyrisht nuk ka një politikë të mirfilltë, nuk ka specialist të fushës të instancave përgjegjëse që të ulen me ne dhe realisht të shohin se çfarë i dhemb këtij transporti , pse nuk funksionon, pse nuk ka një shërbim më të mirë, pse qytetarët duhet të paguajnë një gjë të tillë. Natyrisht kur ke një heshtje totale çfarë do të bësh’.

Nga burimet që keni qoftë me Bashkinë e kryeqytetit por edhe me bashkitë e rretheve. Cila është arsyeja e kësaj indiference e kësaj heshtje i këtij muri komunikimi që kanë vendosur bashkitë ndaj jush. Mendoni që do ta çojnë deri në fund këtë indiferencë ?

‘Mema :Ne shpresojmë të kemi një bashkim forcash por Bashkia e transporton topin në instancat qendrore sepse janë politika më të mëdha këto që kërkojmë ne. Tek instancat qendrore thonë që jeni të linçesuar nga instancat vendore domethën asnjëherë nuk është gjetur zgjidhja dhe pse e kemi kërkuar të gjithë faktorët që të ulemi në tryezë dhe të shohim se ku qëndron problemi. Është një neglizhencë totale një mospërfillje nga çdo institucion. Është e dhimbshme dhe  frikshme le të themi.’

Në fakt z. Mema  ka disa fusha tjera ku topi dhe loja e pingpongut vazhdon midis qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal për të mos ju ofruar një shërbim qytetarëve prej 30 vitesh. Mendoni se transporti urban do të degradojë në një shërbim arkaik apo do të mbijetojë?

‘Mema :Kjo do të ishte e frikshme në fakt jo vetëm për ne por edhe për qytetarët duke qenë se në Republikën e Shqipërisë kemi transport publik vetëm me autobusa dhe nuk kemi alternativ tjetër.

Duket se shërbimet e Bashkisë së Tiranës janë eficente vetëm përsa ju takon gjobave ndërkohë rikthimi në formë investimi si shërbime nuk po funksionon. A është për shkak të qasjes si e lexoni ju?

‘Qiraxhi: Sigurisht se është një mungesë e qasjes dhe sigurisht se ky është një sektor i keq menaxhuar. Ne kemi një transpor publik në qytetin e Tiranës ku mjafton të bjerë një pikë shi në mëngjes dhe kolapson gjithë qytetin dhe askush nuk mund të kryejë të gjithë funksionet apo gjithë jetesën e tij normale në këtë qytet vetëm për shkak të mungesës së një planifikimi. Dhe në këto kushte pandemie të mos ketë asnjë reagim nga Bashkia e Tiranës ku në fakt është rregullatori midis qytetarit dhe operatorit. Sot në emsionin tuaj nuk ka pse të ishte qytetari përballë operatorit por duhet të ishtë zëri i Bashkisë që t'u dilte interesave të qytetarit përballë.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jari 20/10/2021 13:32

hajdari

Shto koment

Denonco