VIDEO-SYRI TV/ Studentët në rrethe bojkotojnë vaksinimin, më pak se 30 të vaksinuar në 2 ditë

VIDEO-SYRI TV/ Studentët në rrethe bojkotojnë vaksinimin, më pak se 30 të vaksinuar në 2 ditë

15:09, 13/10/2021
A+ Aa A-

Studentët në universitetet e vendit po bojkotojnë masivisht javën e hapur të vaksinës. SYRI TV bëri një vëzhgim në disa nga universitetet e rretheve, ku rezultoi se në stendat e vaksinimit paraqiten shumë pak student. Këta të fundit u shprehën kundër vaksinimit të detyruar, pavarësisht kriterit se nëse nuk vaksinohen s`do të lejohen në auditore. Ndjekim materialin e përgatitur nga gazetarët tanë.

Nga SYRI TV

Studentët në pothuajse të gjithë universitetet e vendit duket se kanë bojkotuar javën e hapur të vaksinimit masiv kundër Covid-19. Nga një vëzhgim që Syri Televizion bëri në disa universitete të vendit, rezultoi se gjatë gjithë ditës shkojnë për t`u vaksinuar një numër i papërfillshëm studentësh.

Në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, në dy ditë janë vaksinuar vetëm 18 studentë, numër i papërfillshëm në krahasim me numrin total të studentëve që ka ky universitet. Studentët shprehen kundër vaksinës me detyrim, ndonëse thonë se do ta bëjnë pasi s`mund të rrezikojnë studimet.

Ndërkohë, ka dhe student, të cilët thonë se e kanë kaluar Covid-in dhe mjekët u kanë rekomanduar të mos e bëjnë vaksinën për shkak të imunitetit natyror. Megjithatë, këta student shprehen se janë konfuz për vendimin që do të merret ndaj tyre.

Studentët e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’, në Durrës tregojnë gjithashtu për syri Televizion, se nuk do ta bëjnë vaksinën me detyrim, pavarësisht kushteve të vendosura. Madje, studentët jashtë kamerave, thonë se mund t`u rikthehen protestave nëse do të penalizohen për mësimin.

Në universitetin ‘Fan Noli’ të Korçës, në dy ditët e fundit janë vaksinuar vetëm 10 studentë, ndërkohë që ky universitet numëron mbi 3500 studentë në total. E njëjta situatë është dhe në universitetet e Shkodrës dhe Gjirokastrës, ku duket se studentët nuk e kanë mirëpritur detyrimin për të bërë vaksinën, si kusht për t`u future në auditor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco