VIDEO/ Shkodër, dhjetëra subjekte tregtojnë prodhimet në trotuar jashtë kushteve higjeno-sanitare

VIDEO/ Shkodër, dhjetëra subjekte tregtojnë prodhimet në trotuar jashtë kushteve higjeno-sanitare

14:37, 12/10/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Shkodrës nuk ka ndërtuar një treg për shitësit e prodhimeve agro-bujqësore që vijnë nga zonat rurale. Në këto kushte, dhjetëra qytetarë shesin prodhimet e tyre në rrugë e trotuare jashtë kushteve higjieno-sanitare. Qytetarët shprehen se tregtimi në rrugë i prodhimeve bujqësore, është rrezik për shëndetin e tyre.

Nga SYRI TV.

Dhjetëra subjekte tregtojnë prodhimet bujqësore dhe blegtorale jashtë çdo kushti higjieno-sanitar në Shkodër në lagjen Rus. Mungesa e një tregu, ndonëse është premtuar nga bashkia, ka bërë që qytetarët të shesin prodhimet bujqësore në trotuare dhe rrugë.

Tregtarët shprehen se kanë bërë disa herë ankesa në bashki, por deri më sot nuk është kryer asnjë investim nga bashkia e Shkodrës për ndërtimin e një tregu me kushte normale për shitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

Kjo formë e tregtimit të prodhimeve, jo vetëm që është e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, por është kthyer në shqetësim edhe për qytetarët e tjerë për shkak të zënies së hapësirave publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco