VIDEO/ Sarandë, mbi 50 banorë të komuniteti rom në varfëri ekstreme, shpesh edhe pa ngrënë

VIDEO/ Sarandë, mbi 50 banorë të komuniteti rom në varfëri ekstreme, shpesh edhe pa ngrënë

11:17, 06/10/2021
A+ Aa A-

Mbi 50 banorë të komuniteti rom në qytetin e Sarandës jetojnë në kushte ekstreme e në pamundësi mbijetese.  Të intervistuar nga SYRI TV, banorët shprehen se pavarësisht se prej 20 vitesh e kanë ngritur këtë problem në çdo institucion deri më tani janë lënë në mëshirë të fatit.

Nga SYRI TV.

Mbi 60 familje të komunitetit romë në Çukë të Sarandës jetojnë në skamje dhe varfëri të plotë. Siç duket edhe nga pamjet kjo godinë ku jetojnë këta banorë të këtij komuniteti nuk plotëson as kushtet më minimale.

Banorët shprehen se varfëria është ulur këmbëkryq në çdo familje dhe për shkak se nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike shpeshherë detyrohen që të kalojnë ditën pa u ushqyer.

Ky fakt pohohet edhe nga kryeplaku i fshatit i cili thekson se ky komunitet  pavarësisht se prej më shumë se 10 vitesh e ka ngritur zërin në çdo institucion shtetëror deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Godina e ish-Kinoteatrit në Sarandë prej më shumë 20 vitesh është kthyer në një vendstrehim për komunitetin rom pavarësisht se nuk ka as kushtet më minimale për një jetesë normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco