VIDEO/ Punonjësit e fabrikës në Tiranë protestojnë për pagat

VIDEO/ Punonjësit e fabrikës në Tiranë protestojnë për pagat

18:02, 05/10/2021
A+ Aa A-

Punonjëset e fabrikës që prodhon pajisje elektrike prej tre ditësh protestojnë  duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira pune. Ato i kanë bërë thirrje pronarit dhe administratorit, që tu jap zgjidhje, në të kundërtën do vijojnë protestën e tyre

SYRI TY

Punonjësit e fabrikës Iliria Electric, e cila prodhon pajisje elektrike janë në protestë prej tri ditësh dhe kërkojnë rritjen e pagës. 125 punonjëse të  fabrikës kanë braktisur punën dhe në kërkesat e tyre kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas tyre, edhe pse kanë më shumë se 25 vite që punojnë në këtë kompani, nuk vlerësohen dhe paguhen shumë pak, duke i bërë thirrje pronarit dhe administratorit të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Për këtë fabrikë, kjo është e treta ditë e pezullimit të punës, por pavarësisht kësaj, ende nuk ka pasur një reagim nga drejtuesit, ndërkohë që gratë, në bashkëpunim me Sindikatën e Punëtorëve, janë shprehur të vendosur për të vazhduar protestat deri në reagimin e drejtuesve të fabrikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco