Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO nga SYRI TV/ A duhet të detyrohen studentët të vaksinohen? Flet psikologja

VIDEO nga SYRI TV/ A duhet të detyrohen studentët të vaksinohen? Flet psikologja

16:49, 05/10/2021
A+ Aa A-

Vaksinimi me detyrim ka ngjallur kundërshti të shumta nga studentët. Sipas psikologes ligjore Paula Kamberaj, fakti që ky proces u bë i detyrueshëm, i ka nxitur më shumë studentët drejt kundërshtisë.

Nga SYRI TV

Deklaratat e vazhdueshme për vaksinimin e detyrueshëm të studentëve kanë ngjallur pakënaqësi e kundërshti nga këta të fundit. Sipas psikologes ligjore Paula Kamberaj, mënyra sesi studentët u njohën me këtë lajm ka ndikuar në sjelljen e tyre, pasi detyrimi ka prirjen t’i nxisë drejt kundërshtisë.

Një tjetër aspekt që ngjall pikëpyetje, është edhe fakti se në asnjë kontratë të vaksinave nuk ofrohet siguri maksimale, pasi në raste të simptomave të rënda pas vaksinimit, përgjegjësia nuk i mbetet askujt. 

Psikologja ligjore Paula Kamberaj, teksa uroi suksese për nxënësit dhe studentët në arsimimin e tyre, i këshillon që të tregohen të kujdesshëm me mënyrën e jetesës, për të qenë më të socializuar e për të zhvilluar aktivitete në natyrë, duke shmangur përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale e pajisjeve teknologjike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco