VIDEO- SYRI TV/ Edhe Vlora drejt ‘rrjetës’ së inceneratorëve

VIDEO- SYRI TV/ Edhe Vlora drejt ‘rrjetës’ së inceneratorëve

19:52, 04/10/2021
A+ Aa A-

Fusha e mbetjeve në Vlorë u përfshi nga flakët mëngjesin e të hënës. Skenari i djegies së plehrave në Vlorë është i ngjashëm me atë në qytete të tjera vendit, ku bashkitë kanë djegur qëllimisht plehrat për të lidhur marrëveshje me inceneratorët. Por këtë skenar e hodhi poshtë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili tha se qyteti që drejton do të jetë shembull i trajtimit të mbetjeve në landfill dhe jo me incenerator

Qyteti i Vlorës u zgjua këtë të hënë nën pushtetin e ndotjes së shkaktuar nga djegia e plehrave. Landfilli i vjetër, i cili ndodhet në lagjen Kushtrim, u përfshi nga zjarri rreth orës 7:30 të mëngjesit. Zjarri ka shkaktuar një re tymi në të gjithë qytetin e Vlorës, duke ndotur ajrin.

Pas rënies së zjarrit, në landfill shkuan forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Skenari i djegies së plehrave në landfillin e vjetër të Vlorës, dukej i ngjashëm me atë që ka ndodhur në qytete të tjera të vendit, me qëllim që më pas bashkia të lidh kontratë me inceneratorët e Klodian Zotos.

Mirëpo këtë skenar e rrëzoi kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili tha se mbetjet e qytetit bregdetar do të depozitohen në landfillin e ri të Sherishtës.

Por vetëm pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Vlorës me vendim politik vendosi të bllokojë dërgimin e plehrave në landfillin e ri të Vlorës, që ka kushtuar 25 milionë euro. Për këtë situatë, Dritan Leli shprehu optimizmin se do të ketë zgjidhje në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, Dritan Leli ngriti akuza për zjarrvënie të qëllimshme ndaj fushës së plehrave. Këtyre akuzave iu përgjigjën qytetarët, të cilët jo vetëm që mohuan zjarrvënien e qëllimshme por deklaruan se djegia e plehrave është duke u rrezikuar jetën.

Zjarri i rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë, shkaktoi një masakër mjedisore në zonën përreth, duke vështirësuar jetesën e dhjetëra familjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco