Fier, mjerim në familjen Troka/ Nëna apelon: Jetojmë vetëm me kemp

Fier, mjerim në familjen Troka/ Nëna apelon: Jetojmë vetëm me kemp

13:50, 30/09/2021
A+ Aa A-

Katër anëtarë të familjes Troka në fshatin Frakull të Fierit jetojnë mes mjerimit dhe sëmundjeve. Kryefamiljarja Mimoza Troka apelon për ndihmë, pasi tre fëmijët e saj vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa bashkëshorti është duke vuajtur dënimin për dhunë në familje.

Nga Syri tv

Familja e Adi Trokës në Frakull të Vogël në Fier  ka mbetur në mes të katër rrugëve pasi kryefamiljari është dënuar për dhunë në familje. Bashkëshortja e tij, Mimoza, djali dhe dy vajzat, të katërt me problem të shëndetit mendor dhe sëmundje të tjera, kanë mbetur pa asnjë ndihmë.

Mimoza, nëna e tre fëmijëve, tregon se e vetmja e ardhur që kanë tashmë është vetëm kempi i njërës nga vajzat e sëmura, ndërkohë që tregon se shteti i ka ndërprerë dhe pagesën e kujdestarisë.

Ndonëse në vështirësi të mëdha ekonomike, Mimoza nuk kërkon rikthimin e bashkëshortit në shtëpi, pasi sipas saj, ka qenë shumë i dhunshëm, por ajo apelon për ndihmë për të mbajtur fëmijët e sëmurë.

Djali 24-vjeçar i familjes, Ervisi, gjithashtu i sëmurë, ka mbetur krahu i vetëm i punës në familje. Ai tregon mes dhimbjes se kërkon të punojë, por e ka të pamundur.

Disa biznese private në Fier, me kërkesë të gazetarit të syri tv, ofruan ndihma ushqimore për familjen Troka. Por katër anëtarët e kësaj familje, apelojnë për ndihmë në vazhdimësi, pasi të ardhurat e kempit nuk mjaftojnë as për përballimin e ilaçeve mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco